Festa Kombëtare e Kinës për pak sa nuk kthehet në tragjedi, dronët hedhin fishekzjarre mbi qytetarët (VIDEO)

Festa e Ditës Kombëtare të Kinës nuk ka shkuar siç duhet në disa rajone. Një prej tyre edhe Liuyang, teksa këto janë pamjet e dramës së përjetuar nga qytetarët.

Frika dhe paniku shpërtheu gjatë një shfaqjeje me fishekzjarrë dhe dronë, teksa si një ‘breshëri’ zjarri si predha, rrezikoi dhe mbuloi spektatorët.

NOA

Një tragjedi që u shmang për pak dhe me fat, në shfaqjen vjetore të fishekzjarrëve të mbajtur në Liuyang me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës.

Gjatë shfaqjes, një shi shkëndijash ra mbi qindra spektatorë, duke shkaktuar zjarre të vogla dhe dëme. Për fat të mirë, nuk u raportuan viktima.

Spektakli i hedhjes së fishekzjarrëve me anë të dronëve duket se dështoi, ndërsa nuk u raportua për të lënduar apo viktima.