Festa e diplomomit në një gjimnaz të Alabamës në SHBA, përfundon në një tragjedi

466
Sigal

Festa e diplomomit në një gjimnaz të Alabamës në SHBA, ka përfunduar në një tragjedi pas teprimit të të rinjve me përdorimin e alkolit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Shefi i policisë, Chuck Brooks, tregon se një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë, në Shkollën e Mesme të Qarkut Escambia, e cila tani shërben si qendër komunitare e qytetit.

Qendra e komunitetit ishte zgjedhur si vendi ku do organizohej ceremonia e diplomimit ku do të kishte alkol dhe do merrnin pjesë qindra njerëz.

Autoritetet morën një telefonatë rreth orës 2 të mëngjesit. Kur policia mbërriti, ata gjetën një burrë të qëlluar për vdekje brenda kafenesë së ndërtesës. Emri i tij nuk është publikuar ende.

Dëshmitarët thonë se të shtënat me armë nisën pas sherrit mes dy grave në festë. Sipas AL.com, disa të shtëna me armë nisën brenda ndërtesës dhe vijuan më pas edhe në pjesën e parkingut.

Tetë njerëz mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shefi i policisë tha se ende nuk është ndaluar njeri, por ka nisur hetimi për dy persona të dyshuar.

https://www.wkrg.com/news/crime/breaking-law-enforcement-investigating-possible-shooting-in-atmore/2010589965