Fatos Topalli, deputeti i VV, shoqërohet në Prokurori

505
Faton Topalli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar në rrjetin social “Facebookut” se policia e ka ndaluar brenda Kuvendit të Kosovës dhe nuk po e lejon të dalë.
Ai ka shtuar se polcia nuk i ka dhënë asnjëarsye për ndalimin që i kanë bërë, në një kohë kur Kryeministri Isa Mustafa po festoon një vjetorin e qeverisë së tij me arrestimin e deputetëve.
Ja mesazhi i plotë i shkruar në Facebook
“Para gjysmë ore hyra në Kuvend për t’i kryer detyrat që më takojnë si deputet. Tani policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal. Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryemimistri Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal askush” 
Sigal