“Fast and Furious” në rrugët e Italisë, si u arrestuan 3 ‘skifterët’ shqiptarë (Emrat)

556
3 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se janë autorë të disa grabitjeve. Ata janë arrestuar në Cologno al Serio, provincë e Bergamos.
Gjithçka nisi pas një telefonate se po tentohej të grabitej një banesë. Menjëherë ka mbërritur policia, e cila është vënë në ndjekje të një mjeti tip BMW e drejtuar nga 4 shqiptarë për në Caravaggio della Brebemi.

Pas rreth 30 kilometrash ndjekje me rreth 200 km/h rreth unazës së Milanos, karabinierët kanë arritur të ndalojnë makinën. Pas kësaj shqiptarët kanë braktisur mjetin e tyre dhe janë larguar në këmbë.

Pas ndjekjes dhe kërkimeve, policia ka vënë në pranga shqiptarët Armando Mota 34 vjeç, Trevis Tuci 33 vjeç si dhe Osi Pirali 32 vjeç. Ndërkohë nje shqiptar i katërt është në kërkim ende.

Gjatë kontrollit të mjetit të shqiptarëve policia gjeti dhe sekuestroi disqe diamanti për prerje çeliku, kaçavidë si dhe pajisje të tjera që përdoren për grabitje.
Sigal