Evra trondit publikun: U abuzova seksualisht në moshën 13-vjeçare

196
Sigal

Futbollisti legjendar francez Patrice Evra tronditi botwn e futbollit duke pranuar se ishte abuzuar seksualisht në moshën 13-vjeçare.

Këtë, Evra e ka treguar gjatë një interviste për britaniken “The Times”, e cila është bwrw para prezantimit të librit autobiografik “I love this game”, i cili do të prezantohet në fund të tetorit.

I pyetur nga e “The Times”, ish -kapiteni i Djajve të Kuq zbuloi se kishte pësuar abuzim seksual gjatë adoleshencës së tij nga një profesor. Një rrëfim i tmerrshëm që ia kishte besuar së fundmi nënës së tij, gjatë një udhëtimi në Paris.

“Ende nuk ia kam thënë disa prej vëllezërve dhe motrave tw  mi dhe disa miqwve të ngushtë. (…) Nuk dua që njerëzit të kenë mëshirë. Është një situatë e vështirë. Një nënë nuk pret ta dëgjojë këtë nga fëmija i saj. Ajo e ndjeu se diçka nuk shkonte dhe më pyeti pse nuk doja të takoja profesorin. Vetëm tani që jam 40 vjeç ia thashë. Ishte një tronditje e madhe për të. Shumë zemërim. Gjëja e parë që më tha mamaja ishte: “Nëse nuk e padis, do ta bëj. Nëse është ende gjallë, do ta vras.” Ajo është shumë e inatosur, tha Evra duke shtuar:

“E di që njerëzit më shikojnë me një sy ndryshe, por më duhej ta hiqja këtë barrë nga vetja. Është shumë më e lehtë për mua tani. Miqtë e mi më thonë se do të jem nën presion, por gjëja më e vështirë për mua ishte të flisja për këtë me nënën time. Pas kësaj, gjithçka ishte ndryshe.”

Evra shtoi në fund se do të donte të ishte ende një frymëzim, jo ​​një shembull i viktimës. Ai tha se nuk donte rolin e viktimës, pavarësisht se cila është e vërteta.