“Euro vuan nga një defekt struktural, ta shpëtosh nuk është e pamundur”

518
Sigal

Intervistë me Toni Bler, ish- Kryeministri britanik dhe rinovues i madh i Labour dhe i së majtës europiane

 Jochen Bittner

Joerg Lau

 Monaco – “Euro vuan nga një defekt struktural, ta shpëtosh nuk është e pamundur. Berlini do përballet me vështirësi të mëdha, por cila do të jetë alternativa?”. Kështu flet Toni Bler, ish -Kryeministri britanik dhe rinovues i madh i Labour dhe i së majtës europiane.

 Pyetje: Me ju kryeministër sfidat ishin terrorizmi dhe lufta; sot kush qeveris duhet të përballet me krizën e Euros. Mendoni se pjesa më “djegëse” u ka takuar këtyre?

Po, është vërtetë një sfidë e madhe për gjeneratën aktuale të politikanëve, më e madhja që pas Luftës së Dytë Botërore dhe krijimit të BE. Një situatë e pabesueshme dhe komplekse. Për të shpëtuar Euron duhet t’i përballim një forcë të pa kalkulueshme. Çfarëdo rruge që të vendosim të zgjedhim, do të bëhet fjalë gjithmonë për rrugë jozhvilluese. Jetojmë në një kohë që kërkon vendime të mëdha.

Pyetje: Duke parë Angela Merkel, Francois Hollande ose Mario Monti të përkushtuar me këto probleme, jeni të kënaqur që nuk jeni më kryeministër?

Janë gjëra që një politikan serioz kurrë nuk duhet t’i thotë! Por jam thellësisht në simpati të punës së tyre. Detyra që duhet të kryejnë është me vështirësi çmendurie. Dhe Angela Merkel besoj se ka dhënë një provë të madhe të kurajës dhe këmbënguljes.

Pyetje:Kur ishit kryeministër, dyshonit që Bashkimi financiar do të funksiononte?

Po. Është e qartë që Euro vuan nga defektet strukturale. Alternativat ishin dy: Të krijohej një eurozonë, duke u zgjeruar gradualisht rreth vendeve me ekonomi të përparuar për hyrje, ose t’i përfshinte të gjithë shtetet me një akt politik, duke synuar një të ardhme me barazi ekonomike. Në fund u zgjodh alternativa e dytë. Por për idenë e një monedhe të përbashkët mund të ishte shtuar një motivim politik, i cili,megjithatë, duhej të shprehej ekonomikisht. Bërthama e problemit qëndron në koincidencën munguese ndërmjet ekonomisë dhe politikës.

Pyetje: Euro ka qenë një gabim romantik?

Në rrjedhë të përgjithshme, nuk mendoj se bashkimi monetar ishte një zgjidhje e gabuar. Gabimi ka qenë pritshmëria për barazim, për të cilën fola, pa mekanizmat e duhur që do të përdoreshin në kohën e duhur. Kur një vend, si Italia, hyn në Eurozonë, papritur taksa e interesit mbi titujt e saj Sovranë, bien tragjikisht; jo sepse situata e saj është përmirësuar nga një ditë në tjetrën, por sepse ky vend hyri, si mund ta themi, nën sferën e markës Gjermani.

Pyetje: Po nuk ka qenë vallë, pikërisht kriza, që sot ka bërë vende kryesorë t’u detyrohen vendeve drejtues t’u përshtaten?

Sigurisht. Por nuk ka qenë kriza financiare,bile as ajo e Euros që imponoi reforma. Ato edhe kanë ekzistuar, tashmë. Kriza nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se i ka thirrur në dritë ato me urgjencë.

Pyetje: Por, me të vërtetë po marrin këto masa të nevojshme?

Askush nuk mund ta pres që Gjermania të rriskojë nëse vendet e tjera nuk përparojnë dhe zhvillohen, nuk kryejnë plane reformash precize dhe të besueshme.

Pyetje: Sa kohë kanë akoma përpara vetes?

Një ndër problemet është edhe koha. Vendet me borxhe kanë nevojë urgjente për fonde,sepse reformat e japin frutin vetëm pas një kohe të gjatë. Nuk është e mundur të sinkronizohen të dy aspektet dhe për këtë problemi është politikisht kaq i vështirë. Nëse unë do të isha kancelari gjerman, nuk mund të merrja këtë përgjegjësi, pa qenë i qartë mbi besueshmërinë e premtimeve të vendeve të tjera të Europës.

Pyetje: Po profilizohet një qark i mbyllur: Nëse Gjermania pranon të ndihmojë, rrezikon të ndikojë të mos ketë stimulim për reformat që duhet të bëjnë shtetet me borxhe; të cilët në rastin e kundërt do të mbërthehen nga kolapsi.

Dhe ky është një problem. Dhe duhet zgjidhur. Nëse vërtetë ka një çështje që nuk shkon, në Bashkimin monetar, është kjo që po jetojmë sot: madhësi diferencash ndërmjet taksave të interesit mbi titujt sovranë të  shteteve të ndryshme. Është e paperceptueshme. Dikush beson ndofta se forca ekonomike e veri-lindjes, së Anglisë është e barabartë me atë të Londrës? Dhe nëse duam të flasim për SHBA, si mund të paragjykohet Massachusetts në Mississipi? Dhe, megjithatë, askush nuk spekulon me këto diferenca, sepse këto shtete ose rajone bëjnë pjesë në një zonë të përbashkët monetare.

Pyetje: Dhe bindja për Mario Dragin që sforcohet për përhapjen?

Ekzaktësisht. Dhe ka thënë se kjo do të bëhet pa pritur aktualizimin e reformave strukturale. Duhet të përballemi me tre probleme: Aftësinë paguese, likuiditetin dhe zhvillimin. Duket si tek një i sëmurë që ka nevojë, në të njëjtën kohë për ushqim, ujë dhe oksigjen. Problemet duhen përballuar të gjitha së bashku, ndryshe rrezikon që ndonjë masë të mbërrijë me vonesë”.

Pyetje: Ju mund t’i kërkoni  Gjermanisë të mbajë një rrezik të madh, për të neutralizuar rreziqe të tjera?

Po. Por cila mund të jetë alternativa? Objektivi strategjik zgjidhet nga formula “Para, në këmbim të  bërjes së reformave”. Në planin taktik është, ndërkohë, për t’u pyetur, duke arsyetuar nëse duhet avancuar me nga një hap çdo herë, kur çdonjëri nga këta hapa bëhet i pamjaftueshëm, ndërsa çmimi për shpëtimin e shtetit vazhdon të rritet. Nuk do të ishte më mirë të mbërthehej demi njëherë e mirë për brirësh?.

Pyetje: Po për një britanik nuk është e thjeshtë kjo të thuhet? Britania e Madhe ka dobi me kosto zero ndaj një Europë të shëruar?

Parashtroj, si ish- kryeministër, atë që, sipas meje, mund të jetë zgjidhja e problemit. Britania e Madhe ndjen fortë atë që po ndodh brenda në Eurozonë. Çfarëdo që të jetë përfundimi i kësaj çështje. BE duhet të kryejë një ristrukturim politik në shkallë të gjerë. Frika ime është se Britania e Madhe do të vendos me referendum për të mbetur jashtë BE.

Pyetje: Për çfarë tipi ristrukturimi mendoni?

Nëse duan të transferojnë kompetenca të mëdha, në BE, është e nevojshme të forcohet e legjitimohet demokracia në BE. Për këtë Britania e Madhe do të ketë një rol të rëndësishëm. Duhet ekuilibër mes institucioneve europiane dhe institucioneve të shteteve nacionale. Nëse bëjnë gabime në këtë fushë, rrezikohet një krizë politike që mund të ketë dimensione jo më të vogla se kjo e Euros. Njerëzit nuk pranojnë zhdukjen e Shteteve nacionale.

Pyetje: Britanikët janë të interesuar për një Europë të fortë?

Varet nga interlokutorët. Sot objektivi kryesor i Europës nuk është më paqja,por fuqia. Trajtohet dhe ndihet si vendet e vogla, ndaj kërkon të bashkojë forcat për të peshuar më shumë në kontekstin politik botëror: kjo është e mundur falë BE. Për këtë, me përfundimin e plotë dhe të gjatë, ndihem optimist”.

Pyetje: Por, Euro nuk e ka dobësuar Bashkimin?

Ka qenë kriza e Euros që ka dobësuar Europën. Por në përfundimin e gjatë faktet në dobi të Europës janë sot më të forta se kurrë. Në të gjithë botën shikojmë një rritje korrelative mes GDP dhe popullsive. Kjo do të thotë se gjermanët nuk janë veçse 1/3 e indonezianëve.

Pyetje: Frikësoheni se Angela Merkel kalon në histori me të gjithë ata që kanë kërkuar shkatërrimin e Euro?

“Kancelarja kërkon të mbahet drejtë nga pesha që i ka rënë, pa humbur vendin e saj: është një ndërmarrje shumë e vështirë dhe e tmerrshme. Dhe duhet të mbajë parasysh edhe Gjykatën Kushtetuese.

Pyetje: Edhe për zgjedhjet e vitit 2013?

Po, por zgjedhjet, për momentin janë e fundit gjëra për politikanët e vërtetë. Vështirësitë e krizës janë të tilla që të mbeten në plan të dytë çdo çështje e karrierës politike. Në shumicë politikanët janë vërtetë në punë për të gjetur zgjidhje efikase dhe të japin përgjigje të drejta.

Pyetje: Si mund të bëhet të stimulohet zhvillimi, pa shpenzuar para gjermane?

Unë nuk kam qenë asnjëherë dakord për marrje borxhesh,as për politikën inflacioniste. Një ndër objektivat duhet të zhbllokimi i depozitimeve të stërmëdha të likuiditeteve të ndërmarrjeve,qofshin amerikane apo europiane. Nuk investojnë sepse e ardhmja është e frikshme. Një ndër paradokset e krizës është paraqitja bashkëkohore e borxheve të mëdha sovranë dhe gjigandshmëria e tepricave të privatëve. Reformat mund të japin menjëherë zhvillim. Me masa mbi investimet infrastrukturale, mund të arrijmë rezultate të mira në Europë.

Pyetje: Edhe në Greqi?

Një dalje e Greqisë do të kishte konsekuenca dëmtuese për shpëtimin e Euros, të paktën që të kemi qartësinë se do zgjidhim të gjitha problemet. Shpresoj të gjendet një rrugë për të lejuar qëndrimin e Greqisë në Eurozonë.

Pyetje: Përse jeni kaq i pasionuar pas problemeve europiane? Për dëshirën që është shprehur për të qenë i pari president i Këshillit të Europës?

Po. Por nuk ka ndodhur dhe nuk besoj se do të ndodhë. Ndërkohë jemi mirë dhe kështu.

Pyetje: Përse?

Për shumë arsye. Shikoni, unë preokupohem vërtetë për Europën. Unë besoj në BE, dhe besoj se Vendi im duhet të jetë pjesëtar. Pavarësisht defekteve të tij, BE është një projekt inteligjent dhe shumë i vlefshëm. Dhe në momentin në të cilin është në vështirësi, e quaj të rëndësishme të dëgjoj zërin e saj!..

 Botuar në “La Repubblica”, 9 gusht 2012, fq.1-9

Përktheu për “Telegraf”, Luan Shmilli