Erhard Busek: Kosova të përdorë Parlamentin Evropian për liberalizmin e vizave

566
Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit i Bashkimit Evropian, Erhard Busek, inkurajon Kosovën që të bëjë më shumë presion te vendet e Bashkimit Evropian, ato që tashmë e kanë njohur Kosovën, për të arritur njohje edhe tek ato vende që nuk po e bëjnë këtë. Ai thotë se Parlamenti Evropian e ka një rol kyç në këtë drejtim, prandaj Kosova duhet të përdorë atë edhe për çështjen e liberalizmit të vizave.

Në diskutimin e së hënës mes përfaqësuesve të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Shoqërisë Austriako-Kosovare dhe Institutit të Prishtinës për Studime Politike, është thënë se është koha për formësimin e perspektivës evropiane për Kosovën. Gjithashtu, u tha se Kosova këtë vit ka bërë arritje të jashtëzakonshme në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimit të vizave. Busek tha se Kosova duhet t’i përmbushë kriteret për integrim në BE, dhe duhet të dëshmojë atë.
Sigal