Erdogan telefonon Putinin pas vrasjes së ambasadorit rus

431
Sigal

Presidenti turk, Recerp Tayyip Erdogan, telefonoi sot homologun e tij rus, Vladimir Putin, për ta informuar për sulmin që i mori jetën ambasadorit rus në Ankara, njoftoi zëdhënësi i shefit turk të shtetit.

“Presidenti jonë i republikës telefonoi presidentin rus, Putin për t’i dhënë informacione mbi këtë sulm”, deklaroi Ibrahim Kalin, i cituar nga agjencia e lajmeve Anadoll.