Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pritet të takojë sot presidentin rus Vladimir Putin.
Erdogan do të shoqërohet nga disa ministra të kabinetit të tij për bisedime bilaterale, nën kujdesin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë. Ky këshill u krijua në 2015, kur marrëdhëniet mes dy shteteve u përkeqësuan pasi avionët turq rrëzuan një avion luftarak rus në nëntor të po këtij viti.
Analistët thonë se cështja e Sirisë do të jetë në qendër të bisedimeve, po kështu dhe normalizimi i marrëdhënieve ekonomike, energjetike mes dy shteteve, si dhe për përpjekjet për të luftuar terrorizmin.
Me rënien e ekonmisë por dhe rritjen e papunësisë Erdogan synon qw Moska të heqw sanksionet që kjo e fundit vendosi kundër Turqisë pas rrëzimit të avionit, shkruan Zëri i Amerikës në gjuhën angleze.
“Marrëdhëniet janë përmirësuar por nga ana tjetër nuk ka një progres apo zhvillim konkret. Madje as çështja e eksportit të domateve nuk është zgjidhur. Ka pak progres aktualisht por një retorikë ” thotë Ish-diplomati i lartë turk Aydin Selcen
Në fillim të këtij viti grupi sirian kurd PYD hapi një zyrë në Moskë. Ankaraja akuzon PYD dhe milicinë e saj YPG se synon të krijojë një shtet të pavarur kurd në kufijtë e tij.
Gjithashtu ka akuza se PYD është e lidhur me PKK e cila është duke luftuar shtetin turk.
Selcen thotë se Rusia po rrit influencën e saj ushtarake dhe politike në Siri.
Erdogan pritet ti ofrojë një marrëveshje për armët tepër fitimprurëse, përfshi dhe sistemin e raketave anti-ajrore ruse S 400, e cila është e papajtueshme me partnerët e saj në NATO.
Dobësimi i marrëveshjeve mes partnerëve të NATO-s shihet si një qëllim i politikës së jashtme të Putin, ndërsa analistët thonë se Erdogan mezi pret të dërgojë mesazhin se Turqia ka alterntativa për aleatët e tij trandicionalë.