Erdogan shpall fitoren e “sulltanatit”, opozita ankohet për manipulime

448
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpalli fitoren në referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Turqit i thanë PO ndryshimit më radikal të shtetit, që prej themelimit të republikës së tyre 93 vjet më parë.

Pasi janë numëruar 98% e votave, 51.3% e turqve i kanë thënë “PO” ndryshimeve kushtetuese, të cilat do t’i japin Erdoganit kompetenca më të gjera si president.

Teksa Erdogan ka shpallur fitoren, partitë opozitare janë ankuar për manipulime dhe kanë kontestuar rezultatin, duke thënë se 2.5 milionë vota janë “problematike”.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka pësuar humbje në tri nga qytetet më të mëdha të Turqisë.

Zëvendës kryeministri Veysi Kaynak ka thënë se rezultatet e referendumit të sotëm janë befasuese.

Ndryshimet e propozuara në Kushtetutë fuqizojnë tërësisht presidentin.

Me ndryshimin e saj presidenti i Turqisë do të ketë autoritetin që të shkarkojë ministrat, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, të nxjerrë dekrete dhe të emërojë njerëzit në pozita kyçe.
Sigal