Erdogan përqafon 7-vjeçaren siriane të twitter. Ja çfarë i tha ajo presidenti turk (VIDEO)

464
Sigal

7-vjeçarja siriane,
Alabeda Bana, e cila u bë e njohur përmes postimeve në twitter raportonte çdo
ditë për ngjarjet në luftë, është pritur në një takim nga presidenti turk
Rexhep Taip Erdogan.

Anatolia ka publikuar
një fotografi në të cilën Erdogan shihet duke e përqafuar vajzën, ndërsa pamjet
video tregojnë se si vajza e vogël rrinte ulur në prehër të Erdogan së bashku
me një djalë.

Bana ka hapur një
llogari në Twitter në shtator, ku ajo publikonte mesazhe të ndryshme në lidhje
me jetën e saj në një qytet nën rrethim. Gjatë kësaj kohe ka marrë më shumë se
330,000 “ndjekës”, duke përfshirë edhe shkrimtari JK Rowling, të cilës ai e
kishte dërguar një kopje të “Harry Potter” në formë elektronike.