Erdogan fiton zgjedhjet në Turqi, kurdët përleshje me policinë

458
Partia islamo-konservatore e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka fituar me një rezultat të thellë zgjedhjet legjislative që u zhvilluan sot në Turqi dhe siguroi sërish maxhorancën absolute në Parlament, sipas rezultateve të publikuara nga media lokale. Mediat turke shkruajnë se Erdogan ka arritur të fitojë 316 vende në Parlament, nga 550 vende gjithsej. Televizioni privat “NTV” ka raportuar se në Parlamentin turk ka hyrë edhe partia pro¬kurde HDP me 10.4 për qind të votave, ose 59 deputetë. AKP e Erdogan ka fituar 49.4 % të votave në rang vendi. Partia më e madhe opozitare CHP ka marrë 134 deputetë; MHPka marrë 42 deputetë dhe HDP ka marrë 59 deputetë.

Pas triumfit të Erdoganit në shumicën e qendrave të votimit në Turqi, mbrëmjen e së dielës janë shënuar disa përleshje mes policisë dhe protestuesve kurdë. Protesta të ashpra ka pasur në qytetin jug¬lindor Dijarbakir. Menjëherë pas publikimit të shifrave të para të rinjtë kurdë në qytetin juglindor të Dijarbakërit kanë ngritur barrikada dhe bëjnë thirrje për hakmarrje. Sipas agjencive të huaja të lajmeve forcat turke të sigurisë kanë përdorur gazin lotsjellës. Thuhet se një protestues është plagosur rëndë. Turqia votoi sot në zgjedhjet parlamentare, për herë të dytë në pesë muaj. Siguria ishte çështje kyçe në këto zgjedhje, sidomos pas dhunës së javëve të fundit midis forcave turke dhe militantëve kurdë.
Sigal