Era e forta me 100 km/h rrrezon kamionin mbi veturën e policisë angleze

442
Sigal

Reshjet e mëdha të shiut të përcjella me erëra të forta kanë kapluar Britaninë e Madhe, ku sipas meteorologëve erërat frynin me 100 kilometra në orë dhe si pasojë një kamion në autostradën A1 është rrokullisur dhe ka përfunduar mbi veturën e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën që lidh qytetin Hundington dhe Dumbar në Skoci, ku policia kishte dalë për të drejtuar trafikun nga frika se mund të ketë aksidente nga moti i keq, megjithatë ishin pikërisht ata që e pësuan kur kamioni nga erërat e forta u rrokullis dhe përfundoi mbi veturën e policisë.

Si pasojë e kësaj një polic ka pësuar lëndime trupore, kurse kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike kanë kapur momentin e rrokullisjes së kamionit mbi veturën e policisë, pikërisht pranë një kamioni që ishte rrokullis pak momente më herët.

“Duhet ta mbyllim menjëherë autostradën A1.  Kamioni është rrokullisur mbi veturën time zyrtare, kurse dje e kam pastruar në detaje”, ka shkruar në Tëitter, shefi i policisë Stewart Kale.