Engel: Gjykata Speciale do krijohet nëse jo nga Kuvendi, nga OKB-ja

427
Përfaqësuesi në Kongresin e Amerikan, Eliot Engel ka shprehur siguri për krijimin e Gjykatës Speciale duke e shprehur këtë edhe në seancën e solemne para deputetëve të Kosovës
Ai ka thënë se Gjykata Speciale do të formohet, por çështja është se a do të formohet nga Kuvendi i Kosovës apo nga OKB-ja. Megjithatë ai ka shtuar se nuk do të ishte mirë për Kosovën që të formohet nga OKB-ja- shkruajnë mediat kosovare. Engel tha gjithashtu se vendi po përparon shumë por i duhet shumë për të bërë edhe në luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik duke premtuar mbështetje për Kosovën
Engel tha se Kosova do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s sepse nuk ka asnjë arsye të mos jetë pjesë e BE-së dhe të mos ndodhë liberalizimi i vizave.
“Çdokush që vjen në zyrën time i them pse duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës. U kam thënë që duhet të jetë edhe pjesë e OKB-së”, ka thënë ai.
Ai kujtoi kohën e viteve 99, kur është njoftuar për atë çka po ndodhë në Kosovë dhe kohën kur ishte i vendosur që Kosovës duhet t’i sjellim pavarësisë. Engel tregoi kur nuk është lejuar të hyjë në Kosovë dhe takimin me Sllobodan Milosheviqin, kur i ka thënë do të vinte dita kur do ai nuk do ta lejonte Millosheviqin të hynte në Kosovë. 
Sigal