EMRI/ Italiani futet kundërvajtje dhe i merr jetën 35-vjeçares shqiptare në aksident

121
Sigal

Një grua shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në Itali. Bashkë me të në këtë aksident ka gjetur vdekjen edhe një 46-vjeçar italian.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një “BMW” që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare M.H. dhe një fuoristradë tip “Volvo” që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.

Shkak i këtij aksidenti mësohet se është bërë 46-vjeçari italian i cili ka ecur për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar. Këta të tre udhëtonin me një makinë “Volkswagen” pas makinës së M.H. dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.