EMRI/ I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet në Igumenicë 26-vjeçari

161
Sigal

Policia e Igumenicës në Greqi ka arrestuar ditën e sotme 26-vjeçarin Majlind Selim Shahini, të lindur në Klos, por banues në qytetin e Sarandës, i cili rezulton një person i shpallur në kërkim.

Prokuroria e Igumenicës ka lëshuar një urdhër arresti ndaj 26-vjeçarit për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.