Emigrantët, Steinmeier: Evropianët të bashkëpunojnë, të heqin dorë nga kundërshtimet

426
inistri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier u kërkoi sot evropianëve të heqin dorë nga kundërshtimet dhe të bashkëpunojnë për t’iu përgjigjur krizës së imigracionit që ka ndarë thellësisht drejtuesit e Bashkimit Evropian.
“Evropa nuk ka të drejtë të ndahet përballë një sfide të tillë”, theksoi ministri pas mbërritjes në një takim me homologët në Luksemburg.
“Kundërshtimet nuk do të ndihmojnë që problemi të bëhet i kontrollueshëm”, theksoi ai.
“Ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë nëse nuk heqim dorë nga akuzat e përbashkëta”, shtoi Steinmeier, duke u kërkuar 28 vendeve të Bashkimit Evropian të kalojnë në një mënyrë tjetër bashkëpunimi.
Sigal