Elon Musk: Të gjithë përdoruesit e Twitter me shenja verifikimi

95
Twitter do fusë në përdorim shenja të reja verifikimi. Bëhet fjalë për shenjën e vogël anash llogarisë së verifikuar të një përdoruesi. Krahas shenjës blu, do të shtohen ngjyra e artë dhe gri.

Sigal

Qeveritë do të kenë ngjyrën gri dhe kompanitë ngjyrë ari, sipas skemës së rinovuar. Elon Musk, shefi ekzekutiv i Twitter, zbulon se të gjitha llogaritë do të vërtetohen manualisht përpara se të bëhet aktivizimi i logos.

Në një postim, Musk tha: “Përdoruesit mund të kenë një shenjë dytësore të vogël për të treguar se i përkasin një organizate, nëse verifikohen si të tillë nga ajo organizatë.” Ai shtoi se një shpjegim më i gjatë do të jepet javën e ardhshme. 

Kjo platformë mediatike, shtyu vendimin për abonimin prej 8 dollarësh, ku përdorusit mund të aktivizonin shenjën blu. Kjo për shkak të shtimit të llogarive fallco. Një njoftim i ri pritet në 29 nëntor. Më parë, verifikimin me shenjën blu mund t’a kishin vetëm politikanët, gazetarët, të famshmit dhe figura të tjera publike

Në llogrinë e tij, Musk shkroi:

Na falni për vonesën, Verifikimi do të futet në përdorim javën e ardhshme.

Shenjë e artë verifikimi për kompanitë, shenje gri për qeverine, shenjë blu për të gjithë përdoruesit (s’ka rëndësi nëse janë figuura publike ose jo) dhe tëb gjitha llogaritë do të verifikohen manualisht.

E dhimbshme, por e nevojshme.

— Elon Musk (@elonmusk) 25 nëntor, 2022