Elon Musk kalon pasurinë e Bill Gates

245
Sigal

Elon Musk ka kaluar Bill Gates duke u bërë njeriu i dytë më i pasur në botë, pasi më herët kishte marrë revanshin ndaj themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg.

Rritja e shpejtë e aksioneve të Tesla ka bërë që 49-vjeçari të rrisë pasurinë e tij me me 7.2 miliardë dollarë duke e çuar 127.9 miliardë dollarë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Bosi i kompanisë së makinave elektrike tashmë qëndron pas shefit të Amazon Jeff Bezos për nga pasuria. Nëse vlera e aksioneve të Tesla vijon të rritet, Musk mund të bëhet njeriu më i pasur në botë.

Tesla është prodhuesi i automjeteve me vlerën më të madhe në treg. Gates i cili themeloi Microsoft ka qenë njeriu më i pasur në botë për vite me radhë derisa u zëvendësua nga Jeff Bezos.

Pasuria neto e Gates kap vlerën 127.7 miliardë dollarësh do të ishte shumë më e lartë nëse ai nuk do të kishte dhuruar kaq shumë për bamirësi gjatë viteve. Ai i ka dhënë më shumë se 27 miliardë dollarë fondacione që prej vitit 2006.