El Salvador, bëhet shteti i parë që legalizon bitcoinin

172
Sigal

El Salvador u bë sot vendi i parë në botë që ligjëroi bitcoin-in si mjet shkëmbimi, ndërkohë që vendet e tjera janë ende skeptike.

Plani, i mbështetur presidenti i ri popullor, Nayib Bukele synon t’i kursejë vendit 400 milion dollarë të shpenzuar çdo vit për komisione për dërgimin e remitancave nga emigrantët, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

Vetëm vitin e kaluar remitancat në El Salvador arritën në gati 6 miliardë dollarë, ose 23% të prodhimit të brendshëm bruto, një nga raportet më të larta në botë sipas Reuters.

Qeveria ka instaluar ATM dighitale Chivo, që do të konvertojnë kriptomonedhën në dollarë dhe lejojnë tërhiqjen pa komision.

Të hënën, El Salvador bleu 400 kriptomonedhat e para, duke rritur përkohësisht çmimin e bitcoin me 1.49%.

Kriptomonedha ka qenë jashtëzakonisht e paqëndrueshme. Vetëm në pranverë ajo u rrit mbi 64,000 dollarë në prill dhe ra në 30,000 dollarë në maj.

Disa analistë kanë frikë se lëvizja për të ligjëruar bitcoinin mund të dëmtojë perspektivën e El Salvadorit për të kërkuar një financim prej mbi 1 miliard dollarë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Pasi u miratua ligji i Bitcoin, agjencia e vlerësimit Moody’s uli aftësinë kreditore të El Salvadorit, ndërsa obligacionet e vendit të shprehura në dollarë gjithashtu janë nën presion.

Sondazhet tregojnë se salvadorianët janë skeptikë në lidhje me përdorimin e bitcoin dhe të kujdesshëm ndaj paqëndrueshmërisë së kriptomonedhës