Ekzekutohet me gjashtë plumba i riu shqiptar në Belgjikë, një i arrestuar (EMRI)

165
Sigal

Një shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një atentati në Belgjikë.

Ngjarja ndodhi në Koekelare. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Ilir S., i cili u vra me të paktën gjashtë plumba. I riu u ekzekutua përgjatë Izerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Ai la pas gruan dhe një fëmijë.

Ndërkohë, prokurori publik konfirmon se tashmë ka mundur të arrestojë një të dyshuar. Ai do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes.