Egjipt/ Vidhnin dyqanet duke përdorur maskë me fytyrën e Salah, grabitësit bëjnë namin

273

Sigal

Një bandë hajdutësh prej katër personash janë arrestuar nga policia në Kajro, teksa duke përdorur maskë me fytyrën e Mohamed Salah, vidhnin dyqane të ndryshme.

Banda u arrestua nga policia, teksa po përpiqeshin të vidhnin një dyqan në rrugën “Hassanein Heikal”, në lagjen Nasr të Egjiptit.

Të katër grabitësit e kishin mbuluar fytyrën e tyre me një maskë të Salah, i cili është një idhull në vendin e tij.

Pasi panë policinë teksa afrohej, banda e grabitësve u përpoq të largoheshin me shpejtësi por nuk ia dolën, pasi u kapën.

Tashmë të katër grabitësit janë arrestuar dhe do vuajnë dënimin e tyre në burg, si një bandë që kishte kryer edhe vjedhje të tjera.