Egjipt, ish-presidenti Morsi dënohet me vdekje për spiunazh dhe tradhti

399
Ish-presidenti egjiptian, Mohamed Morsi rrëzuar nga ushtria në vitin 2013, u dënua me vdekje për spiunazh dhe tradhti, si dhe për arratisje nga burgu dhe dhunë gjatë revoltës së vitit 2011.
100 të akuzuarit e tjerë duke përfshirë këtu dhe drejtues të Vëllazërisë Myslimane, morën gjithashtu dënim kapital që duhet, për të gjithë të akuzuarit, të merret mendimi, i pakundërshtueshëm, i Myftiut të Egjiptit para se të konfirmohet ose të hidhet poshtë.
Mohamed Morsi ishte dënur tashmë muajin e kaluar me 20 vjet burg për përdorim të dhunës, arrestimin dhe torturimin e manifestuesve më 5 dhjetor 2012 para pallatit presidencial.
Sigal