Edhe ylli i Game of Thrones akuzon producentin Weinstein për ngacmim seksual

447
Edhe ylli i Game of Thrones, ka akuzuar producentin Harvey Weinstein për ngacmim seksual.
Lena Headey, e cila luan Cersei Lannister në shfaqjen e njohur HBO, ka akuzuar producentin që ai e ka ngacmuar seksualisht. Regjisori ishte zemëruar në momentin kur ajo u ka rezistuar sulmeve të tij, ka bërë të ditur vet aktorja në një seri postimesh në Twitter.
Aktorja britanike i bashkohet listës së mbi 40 grave që kanë akuzuar producentin e filmave për sjellje të turpshme.
Të martën, Weinstein dha dorëheqje nga bordi i drejtorëve të kompanisë së tij të prodhimit të filmit.
Ai është akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe ngacmim, por ka mohuar akuzat.

Imazh i ngjashëm
Sigal