”Edhe mund ta kenë rrëmbyer”, Zaev flet për arratisjen e Gruevskit nga vendi

437
Sigal

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka folur dhe për arratisjen e ish-kundërshtarit të tij politik, Nikolla Gruevksi.

Zaev bëri apel që të Gruevski të shprehet nëse është larguar nga vendi me vullnet të lirë apo është rrëmbyer.

 “Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se gjykata ta ketë lëshuar urdhrin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria. Është e udhës që ne si shtet t’i bëjmë këto pyetje”, tha Zaev.