E turpshme në Itali, infermieri shqiptar bashkë me të dashurën grabisin pacientin me Covid-19

312
Sigal

Një ngjarje e turpshme është regjistruar në Itali me protagonist një infermier shqiptar.

Ky i fundit është ndaluar nga policia, pasi i vodhi portofolin një burri që u shtrua në spital, por nuk u mjaftua me kaq. Pas pune ai është kujdesur që me të dhënat që gjeti në portofol, madje ti zbrazë edhe llogarinë pacientit të tij që vuante nga kornavirusi. Rasti është  publikuar gjerësisht në mediat vendase, duke e konsideruar një veprim të ulët.

Bëhet fjalë për një infermier 41-vjeçar, nga Shqipëria, i cili tani po hetohet në gjendje të lirë së bashku me të dashurën e tij 21-vjeçare, shkruan `Il Messaggero`.
Ai i ka vjedhur në muajin mars portofolin një pacienti të moshuar me Covid-19. Sipas mediave italiane, më 13 Mars, i moshuari, një 66-vjeçar nga Cividate al Piano (Bergamo), u shtrua në spital në zonën e Bergamos me simptoma të koronavirusit.

Infermieri, me banim në Boltiere (Bergamo), me ndihmën e të dashurës së tij vodhi portofolin e burrit të moshuar, duke shpenzuar një shifër prej 6 mijë euro nga karta e tij e kreditit.Mësohet se 66-vjeçari u përkeqësua në 18 mars dhe vdiq në repartin e kujdesit intensiv në 18 prill.

Anëtarët e familjes së viktimës panë lëvizjet e pazakonta në llogarinë bankare dhe u drejtuan me një padi në policinë lokale të Romano di Lombardia (Bergamo). Pas hetimeve u  identifikuan edhe  autorët.

“Një veprim i keq, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime”, e quajti kreu i policisë lokale, Arcangelo Di Nardo.