E rrallë! Gaforret pushtojnë rrugët e Kubës

636
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në gjirin e Derrave në Kubë.
Miliona gaforre të kuqe, të verdha dhe të zeza kanë pushtuar gjirin dhe zonën përreth tij.
Çdo vit pas shirave të parë të pranverës gaforret dalin nga uji dhe marshojnë për ditë të tëra në pyjet përreth brigjeve jugore të Kubës.
Në agim dhe në muzg gaforret nisen drejt detit, ngjiten në muret e shtëpive dhe ecin shpenguar në rrugët e bregdetit rreth gjirit.
“30 – 40 gaforre mund të hyjnë brenda pa e kuptuar fare”, tha Edian Villazon, i cili drejton një kioskë ushqimi përballë detit. “Duhet që gjithmonë ta mbajmë derën mbyllur.”
Gjiri i Derrave, ku në vitin 1961 zbarkuan forcat opozitare nga ekzili të mbështetura nga SHBA-të në një përpjekje të dështuar për të rrëzuar Fidel Kastron, shtrihet pranë një parku kombëtar ku mund të vërehen krokodilë dhe kafshë të tjera të rrezikshme.
Por, për vendasit pushtimi i gaforreve sjell të ardhura. Reuters citon Ito Molinën, 45-vjeç, tek thotë se turistët i paguajnë me qejf 10 dollarë për riparimin e gomave. Duhet të mbahet parasysh se rroga mesatare në Kubë është 25 dollarë në muaj.
“Të gjitha makinat që kalojnë në këtë rrugë shpohen nga gaforret”, tha ai duke shtuar se “ne qëndrojmë atje për t’i riparuar.
Sigal