E rëndë në Milano/ I zbuloi të dashurën sekrete dhe u takua me të, 31-vjeçari godet me thikë 37 herë të fejuarën shtatzënë

54
Sigal

Një 31-vjeçar italian goditi me thikë 37 herë të fejuarën e tij shtatzën. Barmeni Alessandro Impagnetiello që zbuloi se e fejuara e tij shtatzënë ishte takuar fshehtësisht me të dashurën sekrete italo-britanike, pranoi sot në një gjykatë në Milano se e kishte goditur dhjetra herë me thikë. Gjithashtu ai e pranoi vrasjen brutale të 29-vjeçares Giulia Tramontano.

Siç raportohet e dashura e dytë, një kamariere italo-britanike, kishte kontaktuar me Giulia kur kishte zbuluar tradhtinë e Impagnetiello. Dy vajzat ishin takuar më 27 maj 2023 për të diskutuar historitë e tyre, teksa britanikja kishte përshkruar në polici. keqtrajtimin psikologjik të baristit, ndërsa në pamje të kamerave të sigurisë shihen momentet e takimit miqësor të dy vajzave të tradhtuara.

Por disa orë më vonë Impagnetiello ishte konfrontuar për çështjen me të dashurën e tij shtatzënë, para se ta sulmonte fatalisht me thikë. Kamerierja britanike, e cila nuk është emëruar publikisht, kishte kontaktuar me Giulia kur mësoi për historinë e dyfishtë të Impagnatiello dhe të dyja kishin diskutuar për sjelljen abuzive të burrit. Giulia raportohet se u vra disa orë pas takimit me të dashurën e fshehtë të Impagnetiello.

“Unë e vrava Giulia Tramontano por nuk e di përse, isha një person tjetër. Ky gjyq po më ndihmon të mbledh mendimet e mia te shpërndara. Tani që kuptoj mund të them se krijova një rrjet me gënjeshtra në të cilin fundosa”, tha vrasësi sot në gjykatën në Milano.

31-vjeçari kishte tentuar të fshihte trupin e viktimës por rrjedhimisht i tregoi hetuesve ku gjendej e ndjera. Ndërkohë policia tha se ai kishte tentuar të bënte të dështonte të fejuarën duke e helmuar gradualisht me bar miu si dhe kishte blerë kloroform në një emër të rremë. Barmeni Alessandro Impagnetiello ka pranuar vrasje në kushte të rënda, fshehjen e një trupi dhe tentativë aborti pa konsensus para gjykatës.