E rëndë në Kosovë/ 8-vjeçari humb jetën pasi e zënë dyert e oborrit, motra ka lëndime serioze

31
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku ka vdekur një 8-vjeçar pasi e kanë zënë dera e oborrit.

Ai po luante me motrën e tij 6-vjeçare e cila ka pësuar lëndime serioze.

Lajmin për mediat kosovare e ka bërë të ditur Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren.

”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, ka thënë ai.

Ndërkaq motra 6-vjeçare që po vazhdon të trajtohet në spital ka pësuar lëndime serioze, ka treguar Gash