E rëndë në Itali, autobusi i turistëve del nga rruga, një i vdekur në Siena

1148
Sigal

Një person ka vdekur pasi autobusi me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, këtë mëngjes, rreth orës 9:30, në Siena-Firence, me drejtim nga jugu. Lajmin e ben të ditur Anas.

Sipas njoftimeve të para ka edhe disa të plagosur. Autostrada është mbyllur përkohësisht. Sipas dëshmitarëve autobusi me turist, të gjithë me kombesi ruse, ka dalë nga rruga duke u rrotulluar disa herë në skarpatën në krah të Autopalio.

Ambulancat dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.