E pazakontë/ Lojtari vret pulën dhe ndëshkohet me karton të kuq

490
Sigal

Një ngjarje sa e pazakontë aq dhe komike ka ndodhur në kategoritë inferiore në futbollin kroat.

Futbollisti Ivan Gazdek u ndëshkua me karton të kuq pasi vrau një pulë që kishte hyrë në fushën e lojës gjatë ndeshjes mes NK Jelengradit dhe Jasenovacit. Në videon e publikuar online shihet se si 23-vjeçari shpreh zemërimin e tij me pulat duke i shkelmuar ato.

“Më besoni, nuk ishte e qëllimshme. Terreni ishte plot me fekale, këto janë kushte johigjienike. Unë vrapova drejt pulave për t’i frikësuar ato, e lëviza këmbën dhe e vrava njërën në mënyrë aksidentale, ta hajë dreqi”, përfundoi futbollisti kroat.