“E pashë të mërzitur duke qarë”, dëshmitarja e vetme flet për momentet e fundit të 16-vjeçares shqiptare në Greqi

264
Sigal

Një dëshmitare që ka parë për herë të fundit 16-vjecaren shqiptare Maria Hyseni para se të gjendej e pajetë pranë një kishe në Greqi ka rrëfyer momentet e fundit.

“Unë e pashë vajzën. Ajo ishte e mërzitur dhe ishte duke qarë. I ishte prishur makeup-i dhe i kishte rënë. Po ecte me nxitim, sikur po përpiqej të ikte diku. po përpiqej të vishte pantoflat e saj”, tha ajo, e cila pritet të japë dëshminë e saj nesër.

Sipas medias greke, “Voice.gr”, dëshmitarja i është drejtuar avokatit të familjes së viktimës dhe i ka thënë se e ka parë këtë të fundit në orën 03:45, në rrugën “Athanassiou Diakou”, gjysmë ore pasi polici 27-vjeçar pretendohet se e la atë (regjistruar nga kamerat lokale në orën 03.15) dhe disa metra larg shtëpisë së saj.