E fundit / Moderna njofton se mund të prodhojnë vetëm gjysmën e dozave të premtuara

230
Sigal

CEO i Moderna tha se kompania do të mund të prodhojë 500 milion doza të vaksinës së saj për koronavriusin vitin e ardhshëmëm, por nuk ka gjasa të arrijë kufirin e saj prej 1 miliard dozash për vitin 2021.

Stephane Bancel tha se Moderna do të kërkojë më shumë burime për të prodhuar miliarda doza që shpreson të bëjë.

Sidoqoftë, kompania rikonfirmoi se do të prodhojë 20 milion doza të vaksinës për COVID-19 për SHBA deri në fund të 2020.

Ky njoftim vjen pas atij të Pfizer se nuk do të arrijë qëllimin e saj të vitit 2020 për të prodhuar 100 milion doza dhe se do të mund të bëjë vetëm 50 milion, të mjaftueshme për të vaksinuar 25 milion njerëz me regjimin dy doza.