E FUNDIT/ Kriza humanitare në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente këtë pasdite

118
Sigal

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet sërish këtë pasdite për të diskutuar për krizën humanitare në Ukrainë.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më datë 24 shkurt, një sulm që u dënua gjerësisht.

Më shumë se 1.7 milionë ukrainas janë larguar nga vendi në Evropën Qendrore që nga pushtimi i Rusisë, ka thënë Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Polonia – e cila ka komunitetin më të madh ukrainas në rajon – ka pranuar më shumë se 1 milion refugjatë ukrainas që nga fillimi i konfliktit.

Gjithsej 1,735,068 civilë deri më tani kanë kaluar kufirin në Evropën Qendrore – shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa burrat kanë qëndruar në Ukrainë për të luftuar.

Më herët sot, Bashkimi Evropian paralajmëroi se mund të shohë deri në 5 milionë refugjatë nëse sulmi i Rusisë vazhdon.