E frikshme! Kjo është gropa gjigante e shkaktuar nga shpërthimi në Bejrut

446
Sigal

Shpërthimi i djeshëm në Liban, i cili shkatërroi një pjesë të mirë të Bejrutit ishte tmerrësisht i fuqishëm dhe dyshohet se u shkaktuar nga 2 700 ton lëndë kimike të braktisura në port.

Deri më tani janë konfirmuar 100 të vdekur dhe më shumë se 4 000 të plagosur, ndërsa kërkimet vijojnë më tej pasi dyshohet se numri i të vdekurve është shumë më i madh.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga 2 700 ton nitrat amoni të ruajtura pa kujdes në port, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, me rënien e pluhurit dhe qartësimin e pamjes ka dalë në pah gropa e madhe e shkaktuar nga shpërthimi në portin e Bejrutit.

Pamjet nga ajri tregojnë një gropë gjigante të shkaktuar nga shpërthimi, i cili u krahasua me një bombë bërthamore.