E frikshme, autobusi i shkollës kalon në rrugën e përmbytur

371
Sigal

Shoferi i një autobusi shkolle që po përshkonte një rrugë fshati në qytetin e Leander në Texas, në 16 tetor, ka zgjedhur të injorojë tabelat rrugore që tregonin përmbytjen e shkaktuar nga shirat e fuqishëm dhe ndalimin e kalimit të mjeteve në këtë zonë, duke tentuar të kalonte në një rrugë plotësisht të përmbytur.

Mjeti, në të cilin përveç shoferit ishte edhe një nxënës, ka filluar menjëherë të mbushet me ujë.

Për fat forcat e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë menjëherë duke shpëtuar si djalin ashtu edhe shoferin, i cili është hequr nga puna për shkak të asaj që ka ndodhi.

Video është publikuar në Facebook nga departamenti i policisë së Leander, për të paralajmëruar shoferët të mos përdorin asnjëherë rrugë që kanë tabela ku thuhet rrugë e përmbytur, për të mos vënë në rrezik veten dhe të tjerët.

‘Edhe nëse lartësia e nivelit të ujit nuk është shumë e lartë në krahasim me mjetin që ju drejtoni- shkruajnë autoritetet- pesha e tij mund të ketë një efekt shkatërrues, siç ndodhi në rastin në fjalë” .