E bllokuan Facebook e Twitter, Donald Trump mund të hapë “platformën e tij sociale”

165
Sigal

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është “vërtet i relaksuar”, thotë ish-drejtuesi i fushatës së tij.

Në një intervistë për “Sunday Times”, Jason Miller tha se Trump ndihet shumë mirë dhe se është i lumtur që ndodhet jashtë Twitter-it, madje mund të hapë një platformë të tijën sociale.

“Trump ndihet shumë mirë që kur është larguar (nga Shtëpia e Bardhë) dhe po kalon disa momente vërtet të qeta me familjen e tij”, u shpreh ai.

Trump e la Shtëpinë e Bardhë në 20 Janar të 2021 dhe nuk pranoi që të merrte pjesë në ceremoninë inaguruese të presidentit të ri Joe Biden.

“Është hera e parë që e shoh Donald Trump kaq të relaksuar”, shtoi Miller.

Trump po qëndron në kompleksin e tij luksoz në Mar-a-Lago të Palm Beach të Floridas.