Dyshohet se vrau gruan me thikë, emigranti shqiptar del para drejtësisë greke

133
Sigal

51-vjeçari shqiptar, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 41-vjeçare mbrëmjen e së dielës, 30 korrik, është paraqitur sot para Prokurorisë në Zakinthos.

Xhelozia e sëmurë duket se ka qenë arsyeja e vrasjes tragjike të shqiptares në Greqi.

Gruaja fatkeqe ndërroi jetë në spitalin e Zakinthos, si pasojë e plagëve të marra nga thika në fyt dhe në gjoks.

51-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, 41-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje.

Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 41-vjeçarja e pranoi në shtëpi.

Gjatë një debati që çifti ka pasur, 51-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 41-vjeçaren dhe ajo e ka denoncuar sërish.

Por pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë në shtëpi.