Dyshimet, sulmi në Gjermani nuk ka të bëjë me terrorizëm!

609
Autoritetet gjermane besojnë se pas përplasjes së sotme të furgonit me qytetarë në Muenster, nuk ka motive terroriste.
AP raporton se besohet që shoferi i kamionit ishte një gjerman me moshë të mesme dhe me probleme mendore.
Nga sulmi në qytetin e Gjermanisë Muenster, raportohet se të paktën 3 persona kanë vdekur dhe mbi 30 janë plagosur.
Mediat gjermane raportojnë se policia është e përfshirë në një operacion masiv dhe se e ka mbyllur tërë zonën ku ka ndodhur sulmi.
Një objekt i dyshimtë është gjetur në vendin ku ndodhni sulmi me veturë.
Siç raporton DPA, policia është ende duke e ekzaminuar se çfarë lloj objekti është dhe nëse është i rrezikshëm.
Po ashtu policia i ka thënë DPA-së se objekti i gjetur ishte arsyeja përse është mbyllur për qarkullim një zonë e madhe rreth skenës së sulmit
Sigal