Dy persona të maskuar hynë në lokal dhe e goditën me thikë, plagoset shqiptari në “zemër” të Selanikut

125
Sigal

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pak pas mesnatës së sotme në Selanik, pas një episodi të përgjakshëm.

Mediet greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 në një dyqan në rrugën “Dim Gounari” në qendër të Selanikut.

Sipas policisë, dy perona të maskuar kanë hyrë në dyqanin që funksiononte si kafene dhe kanë plagosur me thikë në këmbë 44-vjeçarin shqiptar.

Autorët janë zhdukur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmën e parë dhe më pas është larguar.

Po hetohen shkaqet e sulmit si dhe identiteti i autorëve.