Dy gra shqiptare ndalohen në aeroport, si u zbuluan kur tentuan të shmangnin kontrollin

140

Dy gra shqiptare jane ndaluar ne aeroport ne Itali, pasi jane kapur me dokumente greke te falsifikuara.

Mediat italiane bejne me dije se ka qene ora 18.30, kur po behej kontrolli per verifikimin e dokuemteve te pasagjereve te nje fluturimi per ne Manchester me kompaninë ajrore Easy Jet.

Policia ne aeroportin e Catanias u vuri prangat dy femrave me iniciale të huaja, D.O  dhe D.X.

Shqiptaret u përpoqën të shmangin kontrollet e dokumenteve duke u treguar rojeve kufitare dy karta identiteti greke.

Me pas ekspertët përmes pajisjeve teknike arriten te verifikojne se dokumentet ishin false, nderkohe qe ne bagazhe atyre iu gjeten dokumentet shqiptare, te fshehura mes sendeve te tjera personale.  Pas shoqerimit, policia tha se ato do te hetohen ne gjendje te lire.