Dy atentate kamikaze në Irak, të paktën 18 të vdekur dhe 30 të plagosur

530
Sigal

Dy atentate kamikaze, njëri prej të cilëve i kryer me një
ambulancë kanë shkaktuar të paktën 18 të vdekur dhe 30 të plagosur sot në dy
qytete në veri të Bagdadit, njoftuan zyrtarët irakianë.

“Një
kamikaz ka shpërthyer automjetin e tij në hyrje të pjesës jugore të Tikritit
ndërkohë që një kamikaz tjetër ka shkaktuar shpërthimin e një ambulance në
Samarra”, theksuan zyrtarët.

Sulmi
nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup, por xhihadistët e Shtetit Islamik
kryejnë herë pas herë atentate në vend.

Forcat
irakiane janë angazhuar aktualisht në një operacion të gjerë për t’i rimarrë
organizatës ekstremiste qytetin e Mosulit, bastioni i fundit në Irak.