Dunford në Korenë e Jugut, bisedon për sistemin THAAD

507
Shefi i shtatmadhorisë amerikane Joe Dunford tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleati e saj Koreja së Jugut po punojnë për “një numër çështjesh teknike” përpara se sistemi amerikan i Mbrojtjes me Raketa (THAAD) të vendoset plotësisht në gadishullin Korean.
Gjenerali Joe Dunford u tha gazetarëve se gjatë takimit të tyre të hënën në Seul ai dhe presidenti i Koresë së Jugut Moon Jai-In “nuk folën rreth një afati konkret” për instalimin e plotë të sistemit.
Ndërkohë Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis dhe Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, në një deklaratë të përbashkët publikuar të hënën në Wall Street Journal, vlerësuan qeverinë e re të Koresë së Jugut lidhur me “përpjekjet për instalimin e Sistemit të Mbrojtjes me Raketa (THAAD)”.
Sistemi mund të shmangë raketat balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.
Sigal