Duke nisur nga 5 qershori, NATO do të ruajë hapësirën ajrore të Malit të Zi

526
Sigal

Aleatët e NATO-s Italia dhe Greqia nga 5 qershori do të fillojë patrulla ajrore të NATO-s mbi Malin e Zi, njoftojnë nga Aleanca, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Meqë Mali i Zi nuk ka avionë ushtarakë, aleatët do t’i ndihmojnë në sigurimin e hapësirës ajrore”, qëndron në njoftimin e NATO-s.

Nga Brukseli theksojnë se Mali i Zi kontribuon drejt sigurisë së përbashkët të Aleancës me dërgimin e ushtarëve në misionin për stërvitje të NATO-s në Afganistan dhe duke dhënë mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë.

“Në shenjë solidariteti mes aleatëve, Italia dhe Greqia do të ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Malit të Zi. Avionët italianë dhe grekë edhe më tej do të jenë me bazë në vendet e tyre amë dhe sipas nevojës do të përdoren”, sqarojnë nga NATO.

Patrullimi ajror, siç theksojnë nga NATO, nuk është përgjigje e ndonjë kërcimi specifik, por është e rëndësishme komponenta që e jep NATO si siguri për anëtaret e saj.