Dridhet toka në Itali/ Tërmet i fuqishëm me 5.2 magnitudë në Molise

503
Sigal

Tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar pak minuta më parë në Itali. Epiqendra e tërmetit, raportojnë mediat italiane është në Molise, 4 kilometra larg Montecfone në provincën e Campobasso, në një thellësi prej 9 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë në Puglia, Lazio, Romë, Abruzzo. Ende nuk raportohet për dëme material apo shtëpi të dëmtuara, por mësohet se lëkundjet kanë qenë të forta.

Abruzzo është zona që u prek në vitin 2009 nga një tërmet i fuqishëm ku pati mbi 300 viktima, ndërsa vitin që shkoi një tjetër tërmet preku provincën e Aquilas, ku pati mbi 200 viktima.