Dorëzohet në Prokurori ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas

165
Sigal

Ish-shefi i DSK-së në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov është vetëdorëzuar para pak minutash në Prokurori.

Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë, por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë arsye është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se është paraqitur vetë në Prokurori për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të.

Po ashtu, ai kërkoji falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit.

Mijallkovi tha se, ashtu siç kishte prononcuar edhe më herët, stili i tij nuk është ai i arratisjeve prandaj nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë.