Dorëhiqet qeveria e kryeministrit, Ibrahim Mahlab, pas akuzave për korrupsion

509
Kryeministri i Egjiptit, Ibrahim Mahlab, dhe kabineti i tij qeveritar dhanë dorëheqjen të shtunën, përballë kritikave të mëdha në media dhe një hetimi në zgjerim për korrupsion, pasoja fillestare e të cilit ishte arrestimi i ministrit të bujqësisë vetëm pak ditë më parë.
Pasi pranoi dorëheqjen e Kryeministrit Mahlab, Presidenti Abdel Fattah el-Sissi i kërkoi ministrit aktual të energjisë, Sherif Ismail, të krijojë një qeveri të re brenda një jave.
Ministrat kryesorë, ai i mbrojtjes, i brendshëm dhe i jashtëm, pritet të qëndrojnë edhe në qeverinë e re, që do të organizojë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të vonuara parlamentare, të cilat do të mbahen në periudhën 17 tetor – 2 dhjetor.
Sondazhet që ishin planifikuar të zhvilloheshin në fillim të vitit 2015 u shtynë për shkak të akuzave nga grupimet e të drejtave të njeriut për masat represive të ndërmarra kundër opozitës islamiste.
Megjithë vlerësimin ndaj Presidentit el-Sissi, mediat private në vend kanë kritikuar vazhdimisht qeverinë për paaftësi dhe shkëputje nga realiteti i egjiptianëve që po vuajnë prej vitesh që nga rënia në 2011-ën e regjimit autokratik të Hosni Mubarak./VOA/
Sigal