Dorëhiqen dy ministra prokurdë nga qeveria e përkohshme e Turqisë

492
Dy anëtarë prokurdë të Partisë Demokratike Popullore (HDP) dhanë sot dorëheqjen nga qeveria e përkohshme e Turqisë, duke përmendur veprimet e partisë në pushtet në shumicën kurde në juglindje. Ministri i Çështjeve Evropiane, Ali Hajdar Konca tha në Ankara se ai dhe ministri i Zhvillimit, Muslum Dogan ishin përpjekur për të përmbushur detyrat e tyre, që kishin marrë në fund të gushtit, por pa mundur.
Konca tha se i kishte kërkuar ministrit të Brendshëm, Selami Altinok i Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) të heqë një shtetrrethim në qytetin juglindor të Cizre, por ishte injoruar. Shtetrrethimi u imponuar më 4 shtator, pas përleshjeve të përsëritura midis forcave qeveritare dhe Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK),që po kërkon autonomi më të madhe dhe të drejta qytetare për pakicën kurde të Turqisë.
Pavarësisht nga dënimi ndërkombëtar, shtetrrethimi për nëntë ditë shkëputi Cizren nga bota e jashtme duke shkaktuar mungesa në ushqim, ujë, energji dhe furnizime mjekësore.
Sigal