Donald Trump nuk heq dorë: OBSH, një katastrofë

295
TOPSHOT - US President Donald Trump speaks during a meeting with Polish President Andrzej Duda on the sidelines of the UN General Assembly in New York, September 23, 2019. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo credit should read SAUL LOEB/AFP/Getty Images)
Sigal

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka sulmuar sërish Organizatën Botërore të Shëndetësisë duke e cilësuar veprimtarinë  e saj si një katastrofë.

Në një intervistë për Fox News, Trump theksoi se OBSH ka transmetuar në mënyrë të verbër informacionin që u ka dhënë Pekini.

Ai pranoi se Shtetet e Bashkuara kanë derdhur para në fondet e OBSH-së dhe me ndalimin e tyre së fundmi, tenton edhe të arsyetojë vendimin e marrë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë një katastrofë, gjithçka që kanë thënë për Kinën ka qenë e gabuar. E tëra çfarë kanë bërë pajtoheshin me Kinën, sa herë që Kina dëshironte të ndërmerrte diçka. Mendoj se vendet tona kanë paguar 450 milionë dollarë në vit për OBSH-në, kurse Kina 38 milionë dhe ishte më shumë një veprim politik i saj”, ka deklaruar Trump.