Doli me Covid pas dozës së dytë të vaksinës/ Mjekët amerikanë kanë një shpjegim për Kongresmenin

175
Sigal

Një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Stephen Lynch, mësoi se ishte pozitiv me coronavirus.

Lynch mori dy doza të vaksinës Pfeizer/BioNTech dhe ishte negativ në provën para përurimit të presidentit Joe Biden.

“Stephen Lynch mori një rezultat pozitiv pasi u testua në fillim të kësaj jave”, tha zëdhënësi i tij, Molly Rose Tarpy.

Ajo shtoi se Lynch do të izolohet pa asnjë simptomë të coronavirusit, raporton CBSnews.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) tha se duhen disa javë pas vaksinimit që trupi të fitojë imunitet, që do të thotë se një person mund të ekspozohet ndaj virusit para ose pas vaksinës dhe të sëmuret me COVID-19.